Rusia bllokon rezolutën për Korenë e Veriut

Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja.

Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe të ndalojë lëshimin e raketave.

Phenjani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore.
Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë SHBA-në.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit