Rikthehet Europa Ligë, gjithçka e hapur në ‘Old Trafford’

Sonte do të mësohen katër emrat e skuadrave që do të arrijnë gjysmë finale të Europa Ligë.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Old Trafford, ku Manchester United do të pres Anderlechtin, pas barazimit 1:1 një javë më parë.

Manchester United, në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në dy qendër mbrojtësit, Jones e Smalling, ndërsa do të mungojë gjithashtu edhe Juan Mata.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Besiktasit dhe Lyonit, e cila javën e kaluar shkaktoi trazira ndërmjet tifozëve.

Në dy takimet tjera takohen Schalke – Ajax dhe Genk – Celta Vigo.

Të gjitha takimet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:05.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit