20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Ditari i së dashurës së një prej diktatorëve më të mëdhenj të historisë

“Këta çifutë të mallkuar, duhet t’i shkatërroj që të gjithë”… shumëkush nga kjo fjali do të gjykonte se është Adolf Hitler, diktatori për të cilin po flasim, por realisht nuk është kështu. Këtë gjë e ka thënë miku i tij më i mirë italian, diktatori fashist Benito Musolini i cili njihet si një nga njerëzit më anti-semitikë të historisë.

Këto, shprehje dhe momente të tjera nga jeta e tij zbulon ditari që e dashura e tij Clara Petacci ka mbajtur gjatë kohës së sundimit të Duçes në Itali. Të dy vuajtën të njëjtën fund tragjik.. ata u varën nga partizanët dhe trupi i tyre u dhunua nga masa njerëzish.

“Ditari i Klaritës” është publikuar si libër në 18 Nëntor të viti të shkuar pasi kaloi më shumë se 50 vjet në arkivat e shtetit italian. Ky ditar ka sfiduar shumë historianë dhe vetë opinionin publik, për shkak se për shumë kohë Musolini perceptohej si një kukull e komanduar nga Hitleri, pa personalitetin dhe autoritetin e tij.

Më parë në vitin 2004 djali i tij Romano kishte publikuar një libër të titulluar “Babai im, Duçja”, libër ky i cili e portretizonte diktatorin si një njeri të kujdesur, familjar duke injoruar së tepërmi pjesën e errët të njeriut i cili pushtoi Etiopinë në vitin 1935-1836 dhe gjatë viteve të fundit të jetës së tij, duke u komanduar nga Hitleri dërgoi me mijëra hebrenj në kampe vdekjeje.

Shumë polemika janë ngritur në Itali në lidhje me figurën e Musolinit dhe mbështetësit e tij nuk mungojnë as në rradhët e njerëzve që mbajnë pushtet. Berluskoni në vitin 2003 ka deklaruar se “Musolini nuk ka vrarë ndonjë njeri kurrë”. Një pjesë e madhe e publikut ja ve fajin për diskriminimin dhe persekutimet imponimit të Hitlerit dhe jo vullnetit të lirë të Duçes.

Por, ditari më i fundit që tashmë është publikuar, shuan çdo hije dyshimi. Brenda faqeve të tij gjenden rrëfime të pakontestueshme, si p.sh “Ka qënë racist që në moshën 21-vjeçare”; ose “dua të bëj një masakër të stërmadhe ashtu siç e kanë bërë turqit”, duke iu referuar gjenocidit turk përmbi armenët.

Tashmë është formësuar një imazh që vështirë se mund të debatohet se Musolini ishte realisht një njeri në thelb i etur për dhunë dhe vrasje, pa asnjë shenjë humanizmi apo parimi altruist brenda tij.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për dhunë ndaj një gruaje

Një burrë është arrestuar nga policia në Suharekë pasi që gjatë kontrollit mjekësor tek një grua, janë vërejtur shenja dhune fizike të cilat dyshohet...

Ndahet nga jeta tekniku i farmacisë në Spitalin e Prizrenit, Ersan Çipa

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar për ndarjen nga jeta të teknik-ut të farmacisë, Ersan Çipa, në moshën 53-vjeçare. “Në...

Lajmet e Fundit