2.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Vehapi: Nuk jepet tokë për viza

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është i bindur që nuk ka politikanë, e as qytetarë të Kosovës, i cili do të pranonte të jepte tokë në këmbim të vizave e as për asgjë tjetër.

Mirëpo ai ka thënë se nëse Komisioni shtetëror për matjen e territorit e ka kryer punën si duhet edhe marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet.

“Jam i bindur që s’ka as politikanë, as qytetarë në Republikën e Kosovës që do të jetë pro dhënies së tokës, jo për viza, por për asgjë tjetër. Por nëse Komisioni e ka kryer punën si duhet pse mos me u ratifikuar marrëveshja. Unë po ju them që nuk e di saktësisht, nuk jam as ekspert i asaj fushe, por njëkohësisht nuk jam as banorë i zonës dhe nuk e di se si është çështja kështu korrekte, mirëpo komisionet profesionale duhet ta kryejnë këtë punë”, ka thënë ai.

E, sa i përket asaj se a pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të ketë prishje të koalicionit pasi që po dëgjohen zëra të tillë, Vehapi ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë, por vetëm për koalicionin në komunën e Rahovecit.

“Jo unë për këtë çështje nuk do të kisha fol, besoj se kjo më shumë i takon krerëve të partive politike dhe partnerëve të koalicionit me bisedu për këtë çështje. Unë mundem të bisedoj vetëm për koalicionin këtu në komunë që e kemi që po funksionon shumë mirë dhe do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Por, se a do të pranojë një koalicion të tillë nëse edhe në zgjedhjet lokale do të jetë përsëri e nevojshme ai ka thënë se do ta bëjë këtë në të mirë të qytetarëve.

“Patjetër. Koalicionet janë normale sepse duhet çdo herë asambletë ose kuvendet me pas një numër të mjaftueshëm për të kaluar çështjet me interes për qytetarët dhe koalicionet janë normale dhe unë jam ithtar i koalicioneve kur lehtësohet puna edhe punët kryhen më shpejtë pa pritje, pa zhurma e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Bizneset në pritje të funksionalizimit të Zonës Ekonomike të Prizrenit

Funksionalizimi i Zonës Ekonomike të Prizrenit po shihet si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik jo vetëm të Komunës së Prizrenit por edhe më...

Lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara, të identifikimit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të...

Lajmet e Fundit