Prizren: FEMaktiv me performacë publike mbi kontrata të jashtëligjshme

Iniciativa e grave dhe vajzave të Prizrenit, FEMaktiv, për ditën e 1 Majit organizon një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t’i ndajnë dhe artikulojnë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme, shkruan PrizrenPress.

Perfomanca mbahet në ora 12:00, në Sheshin e Lidhjes, në Prizren.

“Kosova gjendet me përqindje më të lartë të papunësisë në rajon. Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontrate pune dhe në kushte të mjerueshme. Gratë janë të diskriminuara dyfish në tregun e punës në raport me burrat. Ndërkaq, mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së puntorëve. Brenda këtyre rrethanave, ne si FEMaktiv për ditën e 1 Majit organizojmë një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t’i ndajmë dhe artikulojmë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme”, thuhet në komunikatën e FEMaktiv.

FEMaktiv është iniciativë e grave dhe vajzave të Prizrenit që synojnë ta sfidojnë mendësinë patriarkale në diskursin publik të qytetit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit