Shënohet përvjetori i 27-të i LDK-së në Dragash

Dega e LDK-së në Dragash, ka shënuar 27- vjetorin e themelimit të saj.

Pjesë e shënimit të këtij përvjetori ishin drejtuesit më të lartë të LDK-së, në krye me numrin një të saj, Isa Mustafa.

Kryetari i Degës në Dragash, Selim Kryeziu, falënderoi të gjithë anëtarët , që në kohëra të ndryshme kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në këtë subjekt politik.

Ai tha se dega e LDK-së në këtë komunë po përgatitet që të dal fituese në zgjedhjet e sivjetme, dhe të rimarr pushtetin, sepse sipas tij, Dragashi ka nevojë për LDK-në, duke e pasur si model të qeverisjes drejtimin e ekzekutivit vendor nga Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati fjalë miradie për anagzhimet e Degës së partisë së tij në Dragash, dhe tha se “LDK ka ide se si ta zhvillojë Kosovën, dhe duke i’a shtuar edhe trashëgiminë e pastër të liderit të saj historik, Ibrahim Rugova, mund të ndërtojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendin tonë”.

Në këtë manifestim, është organizuar edhe ceremonia e aderimit të dhjetëra të rinjve të kësaj komune në këtë subjekt politik/TV Prizreni/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit