13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Mbreti dorëzon kurorën, Joshua nokauton Klitschkon

Britaniku me këtë rast ka fituar tre tituj IBO, IBF dhe WBA të vlefshme për kategorinë e rëndë.

Vlen të theksohet se në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura botërore, ndërsa më poshtë keni rrjedhën e kësaj sfide rund pas rundi:

Rundi 1: Joshua e filloi me më shumë vrull, por Klitschko u tregua i kujdesshëm. Britaniku bëri më shumë, mjaftueshëm për të treguar se është këtu vetë për fitore.
Rundi 2: Kemi parë disa goditje në të dy boksierët, Joshua është një hap para, ndërsa Klitschko preferon kundërsulmet, por shumica pa sukses.

Rundi 3: Joshua tregohet agresiv, ashtu siç të gjithë duan ta shikojnë dhe Klitchko tashmë çdo gjë është ndezur.

Rundi 4: Ky ishte rundi më i mirë i Klitschkos, Joshua nuk e kishte të lehtë këtë herë.

Rundi 5: Joshua e filloi me goditje të forta dhe pas pak sekondash Klitschkos është rrëzuar. Por, ukrainasi tregoi vlerat e tij, vazhdoi me përvojën u hodh me gjithë forcat në sulm duke e lodhur Joshuan, i cili mezi qëndronte në këmbë.

Rundi 6: Të dy e filluan të lodhur takimin nga goditjet e rundit paraprak, por Klitschko me një të djathtë e rrëzoi Joshuan në tokë, por britaniku qohet. Në vazhdim ukrainasit gjuante vazhdimisht, ndërsa britaniku vetëm kërkonte cepet e ringut për të pushuar.

Rundi 7: Joshua vazhdon të jetë i lodhur, vazhdimisht kërkon të lidhet me Klitschkon, i cili vazhdimisht godet britanikun.

Rundi 8: Joshua e filloi më mirë, vazhdoi mirë dhe kështu publikut vendas iu ngallë shpresa se 27-vjeçari mund të dal kokë lartë nga ky meç. Ky rund ishte rundi i gjuajtjeve të drejtpërdrejta.

Rundi 9: Këtë rund Klitschko tregohet i kujdesshëm, nuk e lejon Joshuan të bën luftën e tij. Ukrainasi lëviz, kërkon lidhjen me kundërshtarin që të pushojë disa sekonda, por në minutën e fundit Joshua bëri diferencën dhe bëri që ky rund t’i takon atij.

Rundi 10: Të dy gjuajtën vazhdimisht, por ishte boks në distancë dhe përgjithësisht të lehta. Boksierët në këtë rund lexuar mirë luftën e njëri-tjetrit.

Rundi 11: Joshua e filloi në mënyrë energjike dhe japi disa goditje të forta të një pas njëshme dhe kështu Klitschko nokautohet dy herë dhe gjyqtari e ndal meçin. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë. Sipas tij, nga...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit