Festivali ‘Prizren Comic Con 2017’ thërret artistët

Për të 14-tën herë me radhë në Kosovë do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës ‘Prizren Comic Con 2017’.

Edhe sivjet është hapur konkursi për këtë festival, ku të drejtë konkurrimi kanë të gjithë autorët nga e mbarë bota. Tema e festivalit sivjet është “Historia e legjendave kosovare” si dhe “Barazia Gjinore”, ndërkaq konkursi është i hapur deri më 15 korrik. Një temë e tillë veç sa e bën festivalin më shqiptar se asnjëherë dhe i jep një frymë shqipe ngjarjes që në Prizren sjellë ajkën e stripit e karikaturës, shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, proklamimi i barazisë gjinore me anë të stripit, karikaturës e satirës tregon për një nivel tjetër të festivalit, për të ndërgjegjësuar edhe artistët drejt kauzës që shpesh has në debat.

Festivali do të mbahet përgjatë datave 27 deri më 31 korrik në Prizren ndërsa për vlerësimin e punimeve juria do të mblidhet me 17 shtator.

 

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit