Nxënësit e Prizrenit – juri e re e Akademisë Europiane të Filmit

Sot 123 të rinjë nga shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren u bënë pjesë e Akademisë Europiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Kjo është hera e katërt që kjo garë organizohet në Kosovë, ndërsa në tërë Europën është hera e gjashtë që në mbi 30 qytete të Evropës filmat shikohen dhe votohen në mënyrë të sinkronizuar, raporton PrizrenPress.

Këtë herë filmat e nominuar GOODBYE BERLIN nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz (Gjermani), MY LIFE AS A ZUCCHINI nga Claude Barras, Céline Sciamma dhe Max Karli (Francë) dhe THE GIRL DOWN LOCH ÄNZI nga Alice Schmid (Zvicër, Francë) u shfaqën për audiencat e moshës 12 – 14 vjeç në një numër rekord në 36 qytete të ndryshme të Evropës, ndër to edhe në Prizren.

Juria, si çdo vit, audienca u ndihmua për t’i vlerësuar dhe diskutuar filmat që garuan për çmimin e Akademisë Europiane të Filmit. Këtë vit juria e re e Prizrenit u ndihmua nga vullnetaret e Peace Corps, Wendy Robinson, Jessica Abshire dhe Sierra Waechter.

Të tre filmat e shfaqur trajtonin një temë të caktuar shoqërore që janë edhe brenga kryesore e fëmijëve të këtyre moshave. Kjo u reflektua edhe në bisedën që nxënësit zhvilluan me mysafirët e ftuar duke i kontekstualizuar tematikat e filmit në rrethin dhe shkollat e tyre.

Pas votimit të audiences së re të Prizrenit, filmi “Goodbye Berlin” morri numrin më të madh të votave. Pas votimit nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse çmimi kryesor i shkoi poashtu filmit “Goodbye Berlin” nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz nga Gjermania.

DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Awards për katër vite me rradhë. Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit