Kanoset një zyrtare policore në Prizren

Një zyrtare policore në Prizren dje është kanosur nga një person i gjinisë mashkullore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik, shkruan PrizrenPress.

“Zyrtarja policore jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me veturë private në rrugë në lëvizje, ku është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës. I dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit, aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit