17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Gazetari Ruzhdi Shusha la gjurmë në qytetin e Prizrenit

Në mjediset e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” të mërkurën, e organizuar nga gazetarët dhe krijuesit prizrenas, u mbajt akademia përkujtimore për gazetarin prizrenas Ruzhdi Shusha, i cili ndërroi jetë të martën, në moshën 80 vjeçare.

Krijuesi prizrenas Salajdin Krasniqi, i cili një jetë të tërë bashkëpunoi dhe veproi në Klubin letrar “Fan S. Noli” me Ruzhdi Shushën, i emocionuar tha se Ruzhdi Shusha është njeriu që la gjurmë në qytetin e Prizrenit.

“Ka qenë më shëndet të lig dhe trup shkurt por me karakter të fortë” u shpreh Krasniqi, i cili duke kujtuar jetën e Ruzhdiut tha se nëna i kishte thënë se kishte lindur ditën e martë, dhe po ditën e martë ndërroi jetë.

Një vit pasi përfundoi lufta botërore Ruzhdi Shusha nisi shkollimin. Pas kryerjes së gjimnazit u emërua mësues në Has, ku punoi dhjetë vjet. 1968 e kreu shkollën e lartë pedagogjike gjuhën dhe letërsi shqipe. Punoi në disa shkolla të mesme për disa vite deri në vitin 1972 kur nisi punën si korrespondent i “Rilindjes” ku punoi deri në pension.

Ruzhdi Shusha ishte kryetari i parë i Klubit letrar “Fan S. Noli”

“Fryma e tij prej gazetari ishte që Prizreni të paraqitej si qytet i Kulturës dhe i trashëgimisë” tha ndër të tjera në fjalën e tij krijuesi Salajdin Krasniqi.

Gazetari Osman Goranci duke e kujtuar Ruzhdi Shushën tha se ai ka dhënë shumë për gazetarinë e Prizrenit dhe sidomos për gjeneratat e reja të gazetarëve të cilëve u ka qëndruar afër.

“E humbëm një mik të mirë” tha Goranci. Bashkëpunimin me Ruzhdi Shushën e kujtuan edhe Vahit Kabashi, Berat Batiu e të tjerë./ Gazetaere.com/

Më Shumë

Presidenca mbështeti “Marshin e Paqes” në përkujtim të viktimave të Srebrenicës

Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Sarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i Paqes”, një...

Arrestohen tre persona në Prizren për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një veturë...

Lajmet e Fundit