20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Refuzohet marrëveshja e pranimit të fajësisë për policët nga Prizreni

Marrëveshja për pranimin e fajësisë në mes policëve Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Myzafer Sylejmani, në njërën anë dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, në anën tjetër, të premten, nuk është pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I akuzuari, Binak Bytyqi nuk ka arritur një marrëveshje të tillë.

Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtarja, Ajser Skenderi, ka vendosur që të mos e pranojë marrëveshjen e arritur në mes organit të akuzës dhe tre të akuzuarve, pasi që rasti ka të bëjë me vepër penale në bashkëkryerje. Marrëveshja parashihte dënim me burgim prej 5 deri me 10 muaj dhe gjobë prej 500 deri 1000 euro.

Pas refuzimit të marrëveshjes në fjalë, seanca ka vazhduar me leximin e aktakuzës nga prokurori i çështjes, Mehdi Sefa, e më pas i akuzuari, Binak Bytyqi nuk e ka pranuar fajësinë, ndërsa të akuzuarit tjerë, të udhëzuar nga mbrojtësit e tyre, nuk janë deklaruar rreth fajësisë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Binak Bytyqi, avokati Rexhep Kabashi, ka deklaruar se Prokuroria nuk i ka kryer obligimet sa i përket shpalosjes së provave në të cilat mbështetet aktakuza, e veçanërisht ka kërkuar që t’i dorëzohen DVD-të e përgjimeve.

Në këtë rrethanë, trupi gjykues, ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe ka urdhëruar prokurorin e rastit që në afat prej 7 ditësh të furnizoi avokatin Kabashi me DVD-të e përgjimeve dhe provat tjera, në të cilat thirret.

Seanca e radhës është caktuar për 5 shtator 2017, duke filluar nga ora 09:00.

Më 24 shkurt të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve në fjalë, të cilët i akuzon se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe marrë të holla ryshfet.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, u kanë marrë para shkelësve të rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse, sipas shkeljes së rregullave të trafikut.

Prokuroria, për këto akuza ka dorëzuar së bashku me aktakuzën edhe provat e nxjerra nga masat e fshehta, në mesin  e tyre edhe disa DVD, të gjitha këto të mbledhura nga Inspektorati Policor i Kosovës./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Liria prezanton fanellat e reja: Tradita e Prizrenit, e gërshetuar në fanella

Liria ka zbuluar fanellat zyrtare për sezonin e ri 2025/26, të cilat shpalosin me krenari trashëgiminë kulturore dhe identitetin historik të qytetit të Prizrenit....

Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit