2.9 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Kurti: Librin nuk do ta trajtojmë si mall, do ta heqim TVSH-në

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit që është hapur dje në Prishtinë.
Ai gjatë kësaj vizite u ka thënë drejtuesve të Shtëpive Botuesve se me ardhjen e VV së në qeverisje do ta heqin TVSH-në për librin dhe se libri nuk do të trajtohet si mall.

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashke”, tha Kurti.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...

Latifi mban takim me komisionin komunal për regjistrimin e dëmeve nga vërshimet

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorët e drejtorive, ka mbajtur takim me komisionin komunal për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga...

Lajmet e Fundit