5.3 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Bekim Fehmiu, ky Odise i përjetshëm

Po ndiente çdo ditë e më shumë se si po gremisej në fundin e asaj angështie që po i zintë frymën. Trishtimi dhe dhimbja po ia kthenin vetminë në vuajtje. Ndoshta tablotë e kujtimeve nuk po e shpëtonin më. Dhe kështu, duke parë në heshtje çdo cep të apartamentit atë ditë, vendosi të priste vdekjen. Ndoshta ajo do të vinte me anije dhe ai e dinte që Itaka ishte larg, tepër larg. Prej sirtarit nxori një letër dhe laps nga ku shprehu fjalët e fundit, në dy letra të vogla, duke lënë gjithë përgjigjet aty. Paskëtaj mori pistoletën dhe e drejtoi në kokë, për të mbyllur kështu sytë në filmin e vërtetë. Filmin e tij. Filmin e fundit!

Gjithë ky vizatim i aktit të fundit atë të martë, më solli në mend Tolstoin me ‘’Vdekja e Ivan Iliçit’’ tek shkruan:

“Në sytë e shoqërisë, ai ngjitej lart, kurse në të vërtetë, jeta i shkonte nën këmbë. – Mos nuk paskam jetuar ashtu siç duhet? E si kështu, kur i bëra të gjitha punët ashtu siç duhej? Po tani, ç’dëshirë ke? Gjyqi filloi! Ndërsa zëri i brendshëm i përgjigjej: A thua të jetë vdekja kjo? Të gjithë do të vdesim…’’

Por çfarë shkruante ky artist i madh që kish magjepsur syrin e tretë ciklopik të kamerës?

“Njeriu këndon pas luftës, unë kam shkelur në gjak deri në gju, dhe ëndrra më nuk kam, votra më është shitur dhe nënës ia kam thinjur flokët…

“Dua vetëm një grusht ajër…qumësht dhe një grimë vese. Vesë të bardhë të mëngjesit. Të tjerat i paçi n’derë’’.

Në historinë e kombit tonë mbetet fakt që Bekim Fehmiu ishte aktori i parë që u promovua në Hollivud. Një legjendë e aktrimit në Jugosllavi dhe jashtë vendit, me më shumë se 40 filma interpretuar. Në vitin 1967 luajti në ‘’Mbledhësi i Puplave’’ i njohur si ‘’Skupjaci Perja’’. Ky film u bë shkak që rrugëtimi i tij të çante dete suksesi.

Fehmiu luajti role në vende dhe gjuhë të ndryshme, por asnjëherë shqip. Megjithëse ai nuk e fshehu kurrë identitetin e tij. Në industrinë e filmit iu kërkua të ndryshonte emrin kur xhironte filmin amerikan ‘’Aventurierët’’, por ai e refuzoi.

I pagëzuar si një talent sex-simbol, femrat e donin. Personalitete si Brigitte Bardot apo Ava Gardner u bënë pjesë e promovimit të hireve magjepsëse që Bekimi kishte me tepri. Jo pak fotografi pushtuan gazeta e revista, duke bërë xhiron e botës.

Do të ishte fund i viteve 1990 kur do të braktiste teatrin dhe karrierën ndërkombëtare përfundimisht. Në atë kohë po fillonte gjithë propaganda antishqiptare, në krye të pushtetit ishte Sllobodan Millosheviç. Kjo ishte një kohë e vështirë për të. Një kohë që e bëri të hidhte spirancën në atë që nuk besoi kurrë; njeriu të vjedh besimin. Anijen dhe detin.

Lufta filloi. Dhe ai ra në heshtje.

Në vitin 2001 do të shkelte Shqipërinë për herë të dytë duke recituar vargje për flamurin shqiptar. Me emocione të mëdha, ai i tha shqiptareve:

‘’Nuk e kuptoj çfarë gabimi kam ba, cfarë mëkati kam ba, që e meritoj këtë respekt që ma jepni. A mos dëgjuat në të gjithë senet e mija jo fjali, por një fjalë të gjuhës shqipe? Jo! Anglisht, Italisht, Serbo-kroatisht. E njohta vetveten nëpër botë! Por çfarë kam bërë për vetveten këtu tek ju? A mos e keni dëgjuar Bekim Fehmiun në gjuhën shqipe, për shembull? Është hera e parë që po flas në këtë mënyrë, se gjithmonë kam qenë prapa edhe këtu ekziston muri i katërt, sipas Stanislavskit. Dhe jam këtu dhe nuk ju shoh! Jam në botën e filmit.

Beethoven thotë: S’ka forcë më të fuqishme se dashuria. Ndaj unë e dua këtë vend.’’

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Filmografia e pasur:

Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond, Gengis Khan (1992), Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2, Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph, Poslednja prica (1987) (Film televiziv)

Crveni i crni (1985) si Da Giozo

Sarâb (1982) si Vlsdar

Voce, La (1982)

Siroko je lisce (1981)

Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa

Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan

Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi

Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba

Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil

Disposta a tutto (1977)

Salon Kitty (1976) si Hans Reiter

Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim

Pavle Pavlovic (1975)

Kosava (1974) si Adam Milovanovic

Deps (1974) si Deps

Gioco della verità, Il (1974)

Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo

Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi

Ultima neve di primavera, L’ (1973) si Roberto

Libera, amore mio… (1973) si Sandro Poggi

Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)

The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb

Klopka za generala (1971) si Doktor

The Adventurers (1970) si Dax Xenos

Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus

Prljave ruke (1968) (Film televiziv)

Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo

Skupljaci perja (1967) si Bora

Protest (1967) si Ivo Bajsic

Tople godine (1966)

Vreme ljubavi (1966) si Milija

Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)

Roj (1966) si Halil Beu

Devojka (1965)

Klakson (1965)

Ko puca otvorice mu se (1965)

Neprijatelj (1965)

Pod isto nebo (1964)

Sasa (1962) si Maric

Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash

Por që në mendjen tonë na skaliti një ODISE, që nuk do harrohet kurrë. Një Odise që nuk vjen më. Një Odise që foli shqip, duke na dhuruar një Itakë nga ku brenda saj mund të ndiesh farën e yjeve të gjithë veprave të tij. Askush s’mund ta bënte, përveçse një Odiseu si Bekim Fehmiu. /Konica.al/

Më Shumë

Parashqevi Simaku del nga spitali, ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani,...

Koalicioni për Familjen në Rahovec zotohen për mbështetje të familjes

Koalicioni për Familjen vazhdoi fushatën zgjedhore me një tubim elektoral në Rahovec, ku prezantoi programin dhe zotimet e tij për qytetarët. Liderët dhe kandidatët...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit