Aktori shqiptar që po i shndrit ylli në qendër të Evropës

Kërkuan 9 muaj derisa u bindën që tiparet mesdhetare dhe aftësitë e Nik Xhelilajt do të ishin pikërisht ato që në fakt sollën suksesin absolut të Vinetau një ndër produksionet më të suksesshme të kinematografisë Gjermane.

Sepse ai është Winnetou, djali i një prijësi indian. Pas 50 vitesh, RTL, Televizioni Publik Gjerman, rikthen aventurat e “Winnetou”, një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë gjermane. Regjisori Philip Stolzl ka parë në tiparet mesdhetare të Xhelilajt Winnetou-n e ri, heroin e veprës së Karl May-t, i cili për vite me radhë ka qenë idhulli i brezit të ri. Vepra e May-t ka njohur 200 milionë kopje të shitura në gjithë botën dhe aventurat e librit të tij u bënë edhe më të famshme pas realizimit të filmit me të njëjtin titull në vitin 1963.

Siç shkruhet në RTL.de, me yjet e sotëm dhe me shpirtin e sharmin e filmave të vjetër do të ringjallen aventurat e luftëtarit indian. Në rolet kryesore janë aktorë të njohur të kinemasë gjermane, si Wotan Wilke Möhring dhe Milan Peschel, si dhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili është vlerësuar nga realizuesit e filmit si “një karakter shumëdimensional dhe i shkëlqyer”.

Por sukseset nuk kanë të ndalur, mjafton një kërkim i vogël me emrin e tij në IMDB (databaza e të dhënave të kinematografisë botërore), që të na hapet para syve një listë krenare për atë çka aktori shqiptar ka arritur dhe të sukseseve që e presin.

Të dashur lexues, përpara syve tuaj keni një tjetër yll të qiellit shqiptar që po shkëlqen në qendër të Evropës.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit