18.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Ambasadori i Çekisë, dhuron aparat të oftalmologjisë për spitalin e Prizrenit

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, të martën, ka pritur në takim ambasadorin e Çekisë në Kosvë, Ivo Silhavy, dhe zëvendësambasadorin, Dusan Silman, me rastin e dorëzimit të një donacioni – një aparat të oftalmologjisë ”Tonometër Aero”, i cili do të vihet menjëherë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Avdaj ka falënderuar për donacionin e ofruar.

“Ne falënderojmë shtetin e Çekisë dhe popullin çek për përkrahjen dhe ndihmat që kanë ofruar për Kosovën dhe popullin e saj”, tha Avdaj.

“ Sot, në veçanti në emër të spitalit të Prizrenit falënderojmë për këtë donacion, i cili menjëherë do të vihet në shërbim të ofrimit të shërbimeve për gjithë pacientët”, -theksoi drejtori Avdaj, i cili në pika të shkurtra ka njoftuar edhe për punën, të arriturat dhe planifikimet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”.

Ndërsa ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, ka përgëzuar menaxhmentin e spitalit dhe gjithë punonjësit e spitalit për rregullin, organizimin dhe ambientet e spitalit.

“Unë kam vizituar shumë spitale dhe si duket kam një ndjenjë paksa të “tensionuar” kur bëjë këto vizita. Por, sot me atë që pashë në spitalin e Prizrenit, më besoni se mbeta i befasuar dhe i impresionuar me kualitetin, dukjen dhe rregullimin e jashtëm dhe të brendshëm të spitalit. Ju uroj për këtë rregullim, mirëorganizim dhe mirëmbajtje të spitalit, me bindjen se edhe të kualitetit të shërbimeve për pacientë”,-theksoi ambasadori çek, Ivo Silhavy.

Ai drejtorit të spitalit i ka dorëzuar donacionin e aparatit të oftalmologjisë “Tonometër Aero”, i cili do të vihet mënjëherë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Donacioni është siguruar nga Agjencioni Çek për Zhvillim, përmes organizatës” People Need”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Distria Krasniqi, nënkampione e botës

(Plotësuar) Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Disi...

Inspektorati i MMPHI-së mban trajnim për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar “Sharri”

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka njoftuar se nga Inspektorati i MMPHI-së është organizuar trajnim për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura brenda...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit