Prizren: Dështon seanca ndaj 13 të akuzuarve për mashtrim me subvencione

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj 13 të akuzuarve për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me subvencione.

Shqyrtimi fillestar në këtë rast, ishte paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, por kjo u pamundësua pasi munguan tre të akuzuar.

Mungesa e të akuzuarve, Ardit Bajraktarit, Xhemajl Sallauka dhe Fatos Hoti, është bërë shkak që të shtyhet seanca gjyqësore ndaj tyre dhe të akuzuarve tjerë, Afrim Sallauka, Iljaz Sopi, Ermir Sallauka, Alban Sopi, Veton Kabashi, Avni Palushi, Lulzim palushi, Xhavit Sallauka, Labinot Telaku, për mashtrim me subvencione.

Po ashtu, në këtë rast akuzohet edhe Luan Statovci për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si zyrtar për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, në mungesë të kushteve ligjore, ka shtyrë seancën për 2 gusht 2017, në ora 10:00, pasi që i akuzuari Ardit Bajraktari ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë në Kosovë, deri më 1 gusht 2017.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të cilën e përfaqëson prokurorja Ervehe Gashi, me të cilën të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin “Certifikata e vreshtarit” për të përfituar subvencione në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke u paraqitur rrejshëm në MBPZHR si kultivues të vreshtave, kanë përdorur “Certifikatat e vreshtarit” të falsifikuara, me ç’rast kanë përfituar subvencione në shumë deri në 3 mijë euro.

Ndërsa, zyrtari për pagesa në MBPZHR akuzohet se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit