18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Begaj mbajti debatin e parë publik për këtë vit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik për vitin 2017, lidhur me realizimin e projekteve dhe buxhetit komunal, në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti.

Me këtë rast Begaj, i ka informuar qytetarët lidhur me punët dhe aktivitetet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, dhe më pas është zhvilluar edhe debat me të pranishmit.

“Fillimisht, është prezantuar botimi i një fletëpalosje, lidhur me buxhetin dhe investimet e Komunës së Malishevës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, botimi i së cilës është mundësuar nga OSBE dhe më pas, në mënyrë kronologjike, kryetari i ka informuar qytetarët për investimet dhe buxhetin e shpenzuar gjatë periudhës janar-qershor 2017”, njofton Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës.

“Bazuar në këtë raport, buxheti komunal është shpenzuar në masën 47.62 për qind, ndërsa në pjesën e investimeve kapitale, nga 4.15 milion, është shpenzuar në masën 42.97 për qind e planifikimit. Sa i përket realizimit të projekteve, kryetari Begaj, tha se prioritet nga lista e investimeve kapitale, i është dhënë infrastrukturës shkollore, ku në gjashtë mujorin e parë është filluar me ndërtimin e tri objekteve të reja shkollore, pastaj vëmendje e veçantë i është dhënë edhe bujqësisë, infrastrukturës rrugore, ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve, mirëmbajtja e tyre dhe projekte tjera. Të gjitha këto investime kapitale, kryetari Begaj, i ka përmendur një nga një”.

“Pas prezantimit të investimeve dhe shpenzimit të buxhetit komunal, është zhvilluar një debat me të pranishmit, të cilët, kryesisht kanë kërkuar më shumë investime, sidomos në rrjetet e kanalizimeve dhe në mirëmbajtjen e tyre. Po ashtu, ata kanë bërë edhe pyetje në të cilat është përgjigjur kryetari Begaj, apo përgjegjësit e drejtorive komunale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit