Plagoset një femër gjatë një dasme në Suharekë

Mbrëmë rreth orës 21:45 minuta në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës gjatë një ahengu familjar në oborrin e shtëpisë, nga arma e zjarrit është plagosur një femër.

Sipas hetuesve që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime thuhet se një i dyshuar kishte shtënë me pistoletë në ajër, mirëpo një plumb e gishte goditur ballkonin e shtëpisë dhe kishte ndërruar kahe me ç’ rast e ka plagosur një femër në këmbë, shkruan PrizrenPress.

Pas plagosjes, viktima fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në një ordinancë private në Suharekë e më pas është udhëzuar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes policia e ka sekuestruar një pistoletë e prodhimit kroat, modeli HS-9 e kalibrit 9×19 dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit