13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Heroi i heshtur i Ndriçim Ademajt

Një narrativë e fortë, e përshkuar me persiatje të kulluara dhe një linjë tregimi herë dinamike e njoftuese, e herë e ngadaltë, me momente të shtjellimit të botëkuptimeve dhe biografive të personazheve.

Shkrimtari kosovar, Ndriçim Ademaj, sivjet e botoi librin e tij të parë në prozë “Pa Heronj, Pa Bujë”, të cilin e prezantoi edhe në Panairin e Librit në Prishtinë.

Autori i përmbledhjeve me poezi “Kërkoj Diellin”“Dera” dhe “Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, lexuesve të tij ua ka dhuruar një anë tjetër të tij: një rrëfim të drejtpërdrejtë, shumë më të shtrirë.

I përcjellë me çaste humori vëzhgues, me momente urtësie e reflektimi, me nihilizëm të vazhdueshëm që shoqëron personazhin kryesor në dy emrat e tij, Ademaj paraqet rrjedhën e mbresave dhe mendimeve të Xhim Nimit me një sinqeritet të pafrenueshëm.

 

 

Pse Xhim-Nimi nuk arrin të ikë nga dhimbja në paqe e luftë, në dashuri e indiferencë? Kuptojeni në rreshtat e fuqishëm të romanit, në retrospektivën e udhës së personazhit kryesor nga bari i shkretë “Magdala” në Gjenevë deri në sokakët e rrënuar të Kosovës gjatë luftës së fundit.

 

 

Lexuesi bëhet dëshmitar i përballjes së tij me realitetin e njëjtë, por në rroba të ndryshme, të Xhim-Nimit në dy vende dhe në dy periudha të ndryshme.

Heroi i Ademajt na vjen i heshtur, ekzistent në mosveprimin e tij, inekzistent në kontributin e tij.

Ai e lufton iluzionin dhe vetëmashtrimin, i dorëzohet vetëm kauzës që ka dhe realitetit të pamohueshëm, gumëzhima e të cilit është e pandarë nga veshët dhe mendja e tij.

(Autor: Lum Gashi / Marrë nga KlanKosova)

Më Shumë

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit