13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Rrëzohet një objekt në qendër të Prizrenit

Rrëzohet objekti që mendohej t`i jepej në shfrytëzim Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Objekti u rrëzua dhe nuk priti aplikimin e projektit. Zyrtarët komunalë kanë evakuuar një familje afër objektit, ndërsa pritet që të krijohet një komision për veprime të mëtutjeshme. Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kishin nënshkruar një marrëveshje për adaptimin e këtij objekti para se t`i kalohej komunitetit Hebre.

Ky objekt në qendër të Prizrenit ishte menduar që t`i jepej bashkësisë hebraike të Kosovës në shfrytëzim. Por nuk i rezistoi dot kohës dhe ra duke rrezikuar jetën e banorëve.

Duke parë këtë gjendje, familja e Agron Zajmit u evakuua nga drejtoria e emergjencave.

Ndonëse është përfolur ndarja e 50 mijë eurove për restaurimin e këtij objekti para se t`i jepej në shfrytëzim komunitetit Hebre, kjo gjë nuk ndodhi.

Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, u bën thirrje institucioneve që sa më shpejt ta krijojnë një komision për gjendjen e krijuar ku të jetë prezent edhe një anëtar i tyre.

Për këtë objekt Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më 23 qershor të këtij viti. Por objekti në fjalë nuk priti asnjë intervenim. /RTK/

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Bashkimi mposhtet nga Bora, seria gjysmëfinale barazohet

Bashkimi është mposhtur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë nga Bora, në një përballje dramatike të zhvilluar në kryeqytet. Takimi dhuroi spektakël...

Lajmet e Fundit