Në Prizren fillon konferenca shkencore për botën e kafshëve

Universiteti “Ukshin Hoti” nga Prizreni në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” dhe Universitetin “Namik Kemal” Tekirda?-Turqi organizon ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës shkencore “8th Balkan Animal Science Conference Balnimalcon 2017”.

Në një lidhje direkte e cila u realizua në Prizren, i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”.

Ai shpjegoi aktivitetet rreth konferencës ku ka të bëjë me botën e kafshëve, e ku do të marrin pjesë 130 studiues me mbi 200 punime. Pjesëmarrësit nga Amerika, Pakistani, Turqia, Bosnja, Kosova…

Sipas tij tematika është aktuale që ka të bëjë me ushqyeshmërinë e kafshëve, produktet e mishit, zhvillimi i blegtorisë etj. Ai tha se kanë një degë në Prizren që lidhet pikërisht me këtë temë e që është shumë e dobishme për të gjithë.

Ai tha se nga punimet do të përfitojnë shkencëtarët dhe vet departamentet e bujqësisë në vend, po ashtu edhe afirmimi i Universitetit të Prizrenit. Megjithatë sipas Vatajt nga Kosova nuk është prani e kënaqshme.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit