6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Reshitaj merr detyrën e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Ferat Shala dhe ministres së posazgjedhur Albena Reshitaj.

Me këtë rast, Shala e njoftoi ministren Reshitaj me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, si dhe planet në domenin që ngërthen MMPH, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij si dhe duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Nga ana tjetër ministrja Reshitaj pasi falënderoi Shalën për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij, u zotua që si ministre e këtij dikasteri do të punojë ngushtë me stafin civil të ministrisë për të arritur progres në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ne, sot po fillojmë një fazë të re të politikëbërjes në fushën e mbrojtës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që përmbushë kriteret evropiane për jetë të shëndetshme si dhe ngritje të cilësisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës”, shtoi nder të tjera Reshitaj.

Në fund Reshitaj, falënderoi presidentin e AKR-së Behgjet Pacollin dhe anëtarësinë e gjerë të partisë për besimin e dhënë që të drejtojë këtë ministri, për implementimin e politikave progresive të AKR-së në lidhje me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor në Kosovë.

Më Shumë

Rahoveci me nëntë përforcime synon mbijetesën në Ligën e Parë

Pas emërimit të trajnerit Liridon Leci, Rahoveci ka bërë 9 përforcime për pjesën pranverore të sezonit. Skuadra ka përmirësuar sulmin me Erduan Ibrahimin, Henry...

Policia shqiptoi 1742 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1742 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit