Skorobishti: Asnjë cent investim për një dekadë

Prania e banorëve të fshatit Skorobisht të Prizrenit në rrugët e ngushta të këtij vendbanimi kodrinor-malor është e rrallë pas motit me shi.

Monotoninë e largojnë të lehurat e qenve të Sharrit që vijnë prapa mureve të oborreve të shtëpive. Por retë e zeza mbi fshat si pasojë e vranësirave sikur e sjellin një zymtësi mbi këtë vendbanim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të rinjtë e këtij fshati pohojnë praninë e atmosferës depresive në këtë lokalitet, që është larg nga Prizreni mbi 10 kilometra.

“Në fshat nuk ka asnjë perspektivë për të rinjtë. Shumica e tyre kohën e kalojnë në bastore, sepse nuk ka kushte për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër”, ka thënë Eroll Shabani, 26 vjeçar nga Skorobishti.

Sipas tij, për këtë shkak edhe shumica prej tyre synojnë që të ikin nga fshati respektivisht të emigrojnë në botën perëndimore për një jetesë më të mirë.

Nëpër rrugët e shtruara me kubëza herë pas here qarkullon ndonjë automjet, që lë prapa njolla balte. Kjo ndodh ngase ka ende rrugë lokale të fshatit që nuk janë të rregulluara…

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit