30.4 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Osman Goranci boton dy komedi

Shtëpia botuese “Fidani” në Prizren, këto ditë botoi dy tituj të ri të autorit Osman Goranci: “Gruaja e drejtorit” dhe “Muaji i mjaltit”. Të dy këto komedi të gazetarit e dramaturgut Osman Goranci janë lujatur në skenë.

Drama, në kuadrin e së cilës komedia është lloji me i vështirë i krijimtarisë, në dramaturgjinë shqipe të Kosovës, edhe pse ka fond të dukshëm krijimesh, ende le shumë për t’u dëshiruar, sidomos në cilësi, sepse, edhe sot e gjithë ditën, mungojnë veprat që do të mund të konsideroheshin vlera të mirëfillta artistike thotë në recensionin e tij për komedinë “Gruaja e drejtorit” Skender Zogaj.

Sipas Zogajt në këtë situatë çdo vepër e re paraqet kënaqësi, sepse, shkon në të mirën e zgjerimit të mundësive për pasurimin dhe ngritjen e cilësisë artistike! Në këtë drejtim përpjekje, që meriton të konsiderohet sukses, sjellë autori Osman Goranci, me komedinë “ Gruaja e drejtorit”, e cila, si tekst po e sheh dritën e botimit, e ka kaluar “ylberin”, duke dhënë provimin me sukses, në skenën e Teatrit të Prizrenit, që me këtë shfaqje ka joshur shikuesit dhe kritikën teatrore, që e kanë mirëpritur shfaqjen.

Të “Gruaja e drejtorit” kemi të bëjmë me familjen tipike fshatarake, që papritur i bie të përballet me qytetërimin, krejt e papërgatitur për ta mbajtur drejtpeshimin e jetës, në rrethanat e reja. Autori Goranci, tesktit të vet i paraprinë me mendimin aforistik të Demostenit: “Asgjë s’është më e lehtë se gënjimi i vetvetes. Cdo njeri ëndërron se ajo është e vërteta e tij”.

Në fund të recensionit të tij Skender Zogaj shpreh bindjen e tij të thellë se, botimi i komedisë “Gruaja e drejtorit” është krejtësisht i merituar dhe më dobi të shumëfishtë, sepse, përhapja e këtij lloji të botimeve, kapërcen interesin personal të autorëve, duke qenë se, sa më shumë që të kemi tekste dramaturgjike, është krejtësisht e arsyeshme të shpresojmë se, do të ketë edhe nxitje për shfrytëzimin e këtij lloji të teksteve, shumë të nevojshme për skenat teatrore, të cilat kurrë nuk do të mund të realizojnë funksionin e të mirëfilltë artistik, nëse u mungojnë krijimet e autorëve tanë.

Për komedinë e dytë “Muaji i mjaltit recensenti Emin Z. Emini thotë se është realizuar kryesisht duke gërshtuar komedinë e situatës me komedinë e konversacionit, ani pse mund të konstatohet lehtë se ajo përmban edhe shumë elemente të komedisë së karakterit. Është strukturar në tri pamje dhe ka tetë personazhe. Vendi i zhvillimit është recepcioni i një hoteli bregdetar. Duke qenë se personazhet vazhdimisht ndodhen në situata të papritura skenike, të cilat ndonjëherë vijnë si pasojë e keqkuptimit të tyre, ndonjëherë edhe të qëllimtë, gjatë zhvillimit të veprimit, atyre iu duhet të ballafaqohen me rrethanën si pasojë.

Sipas Eminit komedia “Muaji i mjaltit” e Osman Gorancit shënon një vlerë të çmuar në lëvrimin e letërsisë dramatike, në zhanrin më të vështirë të saj, komedinë. Është lehtësisht e inskenueshme për çdo teatër dhe si e tillë, pse jo, është një “lugë mjaltë” në pelinin e jetës bashkëkohore./Gazetaere.com/

Më Shumë

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Kur je kurvë me mandat!

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë. Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion. Të gjithë...

Lajmet e Fundit