Nisma fillon sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma për Kosovën fillon sot fushatën zgjedhore në Prizren.

Tubimi zgjedhor mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 18:00.

Prezent do të jetë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Njoftimi i plotë i Nismës

Ju ftojmë që me dt. 22. Shtator, 2017, (e premte), ora:18:00h, në Shtëpinë e Kultures “Xhemajli Berisha”, të merrni pjesë në hapjen e fushates zgjedhore, ku njëherit do të bëhet edhe prezentimi i platformes zgjedhore për zgjedhjet lokale, nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, si dhe do të bëhet prezentimi i kandidatëve për kuvend komunal, të NISMA – DEGA Prizren.
I pranishëm do të jetë edhe lideri i NISMA për Kosoven, njëherit zv/kryeminister në qeverinë e Republikës së Kosoves, Fatmir Limaj.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit