Mytaher Haskuka, është i bindur që vjedhjet në këtë qytet, do të ndalen me 22 tetor.
Sipas tij, VV ka dëshmuar se mund ta ndryshojë gjendjen në vend.
Haskuka ka ftuar banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren, që të votojnë Vetëvendosjen.
“Ne kemi dëshmuar se mund ta ndryshojmë gjendjen në vend. Kemi dëshmuar se mund ta ndalim korrupsionin. Vetëm duke e ndalur vjedhjen dhe keq qeverisjen në Komunën e Prizrenit, qytetarët do ta kuptojnë se të gjitha shërbimet e komunale do të jenë shumë më të kënaqshme se sa janë sot”, tha Haskuka.
“Që gjërat në këtë lagje të mund të shtyhen përpara, duhet që pos kryetarit, të votohen edhe kandidatë për asamblistë nga kjo lagje: Dafina Kolukaj dhe profesori i nderuar Muharrem Elezkurtaj”.
“Të gjitha nevojat e juaja do të keni mundësi t’i adresoni përmes përfaqësuesve tuaj. Ditëve në vijim do të kemi sërish takime në lagjen tuaj, do të bashkëbisedojmë edhe për shërbimin shëndetësor, që me të drejtë këtu u paraqit si shumë e nevojshme. Dhe për këtë jam shumë i sigurt, sic e di mirë edhe arsyen e frustrimit të rivalëvve të mi politikë sa i përket shëndetësisë”.
“Me 22 tetor do t’i ndalim vjedhjet, sepse do të kemi referendum popullor dhe pastaj me paratë që do të mbesin në arkën e Komunës do të kemi mundësi që nxënësve, nga klasa e parë e deri në të e pestën, t’u ofrojmë nga një shujtë nëpër shkollat tona”.
“ Vetëm ata që janë të ngopur mund të ironizojnë në lidhje më këto shujta ditore për nxënës. Me këtë veprim tonin, ne poashtu, nxënësve u sigurojmë barazi në shkolla. Hapësirat e uzurpuara publike do t’i lirojmë, dhe në vend se të përfitojë individi, do të përfitojë Komuna, e cila më pas ato para do t’i vë në shërbim të qytetarëve e për të cilat lagjja juaj ka shumë nevojë.”