Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së enjte ka vizituar Njësinë e Brigadës së Zjarrëfikësve dhe Repartin e Urgjencës në Prizren. Kandidati, Shaqir Totaj, së pari është ndalur në Njësinë e Brigadës së Zjarrëfikësve, me ç’rast ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kësaj Njësie. Ai tha se gjatë bashkëbisedimit është informuar për shumë çështje të cilat e pengojnë funksionimin e suksesshëm këtë Njësi duke filluar nga numri tejet i vogël i zjarrëfikësve, dhe shumë pengesa të tjera.
Kandidati Totaj, u zotua se do të ketë ndër prioritetet e tij në rast të marrjes së besimit nga qytetarët , mbështetjen e nevojshme të cilen duhet ta ketë kjo Njësi e cila ka angazhime të shumta emergjente në fatkeqësi të ndryshme. Më pas, kandidati Totaj ka vizituar edhe Repartin e Shërbimit të Urgjencës i cili funksionon në kuadër të QKMF-së në Prizren.
Në bazë të asaj çfarë dëgjova , theksoi ai para medieve, gjendja në kujdesin primar shëndetësor është e kënaqshme përkundër zërave kritik nga parti të ndryshme, dhe sshtoi se do të vijoj bashkëpunimin me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Prizren për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë qytetarët. Aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës parazgjedhore në Prizren nga PDK , do të vijojnë të enjten në mbrëmje në shkollën “ Lekë Dukagjini”, ku me anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti politik nga nëndegët: 11 mars, 2 korriku dhe ajo e Petrovës pritet të jetë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli….