Ja cilin Komision Parlamentar do ta udhëheq Nait Hasani

Paritë parlamentare sot pritet t’i dorëzojnë emrat e anëtareve të komisioneve parlamentare.

Ndarja e tyre është bërë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 20 shtator.

Sipas kësaj ndarje PDK do të udhëheqë me Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime evropiane.

Nait Hasani do ta drejtojë komisionin për Administratë Publike.

 

Këtë e ka konfirmuar ai për lajmi.net, të enjten.

“Po, unë do ta drejtojë këtë komision, ndërsa për të tjerët nuk mund të flas”, është shprehur Hasani për lajmi.net.

Ndërsa, AAK ka njoftuar se ka dërguar të gjithë emrat për nënkryetarë dhe anëtarë të Komisioneve.

Kjo parti siç ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar Ahemt Isufi për lajmi.net, ka caktuar Daut Haradinaj për kryetar të Komisionit për Bujqësi.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sonte në ora 21:00, ku pritet edhe të votohen anëtaret e komisioneve.

Ndarja e Komisioneve sipas grupeve parlamentare:

Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në.

LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.

Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.

Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit