AAK anulon aktivitetet e fushatës zgjedhore në Rahovec pas aksidentit me dy të vdekur

Dega në Rahovec e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar aktivitet e fushatës paraelektorale për ditën e sotme, pas aksidentit në fshatin Rogovë në të cilën humbën jetën dy të rinj.

“Në shenjë respekti e nderimi për dhimbjen e familjeve Thaçi e Krasniqi, pas vdekjes së bijve të tyre në aksidentin tragjik, Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimin e paraparë për sonte. Ngushëllime të sinqerta”, është shkruar në njoftimin për media të kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.

Koha.net raportoi më parë se një 20-vjeçar dhe një 27-vjeçar, kanë vdekur në mëngjesin e sotëm në një aksident që ka ndodhur në fshatin Rogovë, magjistralja Gjakovë-Prizren.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se dyshohet që aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë. Gjokaj ka treguar se vetura është përplasur në një pompë benzine, me ç’rast dy të rinjtë kanë vdekur.

Ditë më parë në Drenas vdiqën tre persona në dy aksidente të ndara që ndodhën brenda një nate.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit