Pique paralajmëron largimin nga kombëtarja e Spanjës

Mbrojtësi i Barcelonës është një përkrahës i madh i pavarësisë së Katalunisë.

Gerard Pique ka qenë një prej futbollistëve më aktiv këto ditë, duke mbështetur referendumin e popullit katalanas për pavarësi nga Spanja.Deklaratat e mbrojtësit të Barçës, nuk janë pritur mirë në Madrid dhe shumë njerëz kërkojnë që Pique të mos ftohet më në kombëtaren spanjolle.

Vetë lojtari ka bërë të ditur se nëse trajneri Julen Lopetegui i kërkon të largohet ai do ta bënte këtë pa asnjë problem.

“Mendoj se mund të vazhdoj me Spanjën por nëse drejtuesit e kombëtares mendojnë se unë jam një problem, do të largohem nga Kombëtarja përpara vitit 2018”, ka thënë Pique.“Sot ndihem katalanas më shumë se çdo ditë tjetër dhe jam shumë krenar për mënyrën se si po sillen katalanasit”.“Votimi është një e drejtë që duhet mbrojtur”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit