Shaqir Totaj merr përkrahje në lagjen “Kurillë”

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit,Shaqir Totaj, së bashku me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, para qytetarëve të lagjes “Kurillë”, prezantuan programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me theks të veçantë Fondin për Zhvillim të Qytetit prej 2 milionë eurosh.

Totaj theksoi se ky fond do t’i shërbejë bizneseve të reja (Start Up) dhe atyre ekzistuese, i cili do të jetë indikator i rëndësishëm për krijimin e vendeve të reja të punës. Kandidati Totaj tregoi se ky fond do të jetë mundësi e veçantë për të rinjët dhe gratë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, falënderoi qytetarët e “Kurillës” për besnikërinë e treguar në vizionin dhe lidershipin PDK-së, gjithashtu kërkoi që të vazhdohet kjo përkrahje, fuqishëm, edhe për kryetarin e ardhshëm të komunës, Shaqir Totaj, në zgjedhjet e 22 tetorit.

Nga ana tjetër, masoviteti i të pranishmëve në këtë tubim është tregues se Kurrilla vazhdon të jetë bastion i pakontesueshëm i PDK-së.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit