Thirrja e Zafirit: Mos bini në grackën e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes(Video)

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, kërkon nga qytetarët që gjatë fushatës elektorale të tregohen tolerant.

“Mos bini në grackën e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes mbi baza nacionale e krahinore që kandidatë të papërgjegjshëm po përdorin ditët e fundit”.

Postimi i plotë në Facebook

Të nderuar qytetarë të Prizrenit,

-Kontribuoni në mbarëvajtjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, duke treguar kulturë demokratike dhe tolerancë.

-Mos bini në grackën e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes mbi baza nacionale e krahinore që kanditatë të papërgjegjëshem po përdorin ditët e fundit. -Prizreni vetëm kështu si është ka kuptimin e tij, ndryshe nuk do të ishte qyteti që të gjithë e lakmojnë:

-Shqiptarë, turq, boshnjakë, ashkalinj, romë, goranë e të tjerë, të gjithë duhet të trajtohen si të barabartë, ndryshe nuk ke pse kërkon besimin për të udhëhequr Prizrenin…

https://www.facebook.com/zafir.berisha/videos/1953241508039351/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit