Cana emocional në lamtumirën me Shqipërinë

“Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju ruajtë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashu”

19:32, 10 Tetor 2017

Lorik Cana ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në rrugëtimin e tij si futbollist, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-kapiteni u përshëndet me tifozët dhe bashkëlojtarët në ndeshjen ndaj Italisë, me një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mijë, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju ruajtë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve”

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit