Malishevë: Edhe Berisha bëhet me shkollë të re

Sot në fshatin Berishë, është bërë përurimi i objektit të ri të SHFMU “Rifat Berisha”. Në mesin shumë shkollave të ndërtuara, edhe nxënësit dhe mësimdhënësit në Berishë, nga sot e tutje do të mësojnë në shkollë të re dhe në kushte shumë të mira.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij objekti, mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë komunal, familja e Rifat Berishës, personalitete tjera, si dhe banorë të fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri.

“Ju si fshat meritoni shumë më shumë se vetëm një objekt shkollorë, por ju punëtorë të arsimit, nga sot keni shumë obligim, në arsimimin e këtyre nxënësve. Patriotizëm në ditët e sotme, është të punosh për vendin. Ne e kemi ndërtuar këtë shkollë, ndërsa juve mësimdhënës, ju mbetet që të punoni. Berishë, e gëzofshi shkollën dhe juve të gjithëve ju dëshiroj suksese të mëtejme”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e rastit.

Ndërsa, Besnik Berisha, nga familja e Rifat Berishës, e falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, jo vetëm për ndërtimin e shkollës, por për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar për banorët e Berishës.

Për historikun e shkollës, foli drejtori i shkollës, Lulzim Gegaj.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit