Veseli në Prizren : Veteranët, kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin që e gëzojmë sot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të hënën se veteranët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin.

Ai tha se ata do të jenë frymëzim për të gjitha brezat.

“Veteranët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë të lirë dhe të pavarur. Ata do të jenë gjithmonë frymëzim për të gjithë brezat, që do të kontribuojnë për zhvillimin e vendit”, shkruan Veseli në Facebook.

Kandidati i PDK-së  për kryetar tw Pizrenit, Shaqir Totaj, ndwrkaq garantoi se do të vazhdojë ndërtimi i objekteve banesore për këtë kategori dhe poashtu nuk do të mungojë përkrahja, në asnjë segment, për shoqatat e dalura nga lufta.

Lideri i PDK-së, njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, falenderoi kryetarin aktual të komunës së Prizrenit, Prof.Dr.Ramadan Muja, për përkrahjen e këtyrë shoqatave, duke besuar se edhe kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të madhe për këtë kategori.

Më Shumë

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit