Zidane: Kane është futbollist i kompletuar

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane e ka përshkruar sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane si futbollist të kompletuar.

Por ai ka thënë se kundërshtari i Champions League – Tottenham është më shumë sesa Kane, shkruan ESPN, përcjellë Klan Kosova.

Kane do të përballet me Realin në Santiago Bernabeu të martën. Ai në kuadër të Grupit H ka shënuar pesë gola në dy ndeshje dhe forma e tij e mirë ka bërë që të krahasohet me atë të Ronaldos.

“Nuk e di se çka do të ndodhë në të ardhmen, por tash Kane është një lojtar shumë i rëndësishëm për Tottenham”.

“Ai është i mirë në gjithçka. Ai nuk dukej kështu në rini, por që tash është ai që është. Por Tottenham nuk është veç Kane – ata janë ekip i mirë dhe ne do të përgatitemi mirë për ta”, ka thënë Zidane.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit