Haskuka: Të gjitha vendimet për kulturë do të ndërmerren në bashkëpunim

Javën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati për kryetar të Prizrenit, nga Lëvizja Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka, e ka intensifikuar me takimet e tij me organizata dhe shoqëri të ndryshme në Komunën e Prizrenit. Kështu, gjatë ditës së djeshme ka takuar përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Kulturore (RrOK) në Prizren.

Në takim me Rrjetin e Organizatave Kulturore (RrOK) Mytaher Haskuka paraqiti 43 pikat e qeverisjes së tij, si dhe masat specifike për trashëgiminë kulturore në Prizren.

Gjatë këtij takimi, kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, qartësoi të gjithë përfaqësuesit e këtyre organizatave se gjatë qeverisjes së tij, të gjitha vendimet për kulturë do të ndërmerren në bashkëpunim me ta.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit