30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Thirrja e Zafirit për boshnjakët e Prizrenit: Mos e dëgjoni Dudën e Rasimin!

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka ftuar komunitetin boshnjak që të mos bien nën ndikimin e thirrjes së Rasim Demirit e Duda Bales.

“Shpresoj shumë dhe uroj që qytetarët boshnjakë dhe komunitet e tjera, të mos përsërisin gabimin e katër viteve më parë, kur të shtyrë nga liderët e tyre votuan personin i cili është përballur me gjykatat gjatë gjith mandatit, për shkak të shkeljeve ligjore dhe krim të organizuar”, thotë Berisha,shkruan PrizrenPress.

Koalicioni VAKAT në Prizren, në këto zgjedhje lokale po e përkrah Shaqir Totajn e PDK-së për Kryetar të Prizrenit.Gjat fushatës, boshnjakët kanë organizuar disa takime me përkrahës në të cilat pos Totajt, ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.Deputetja prizrenase që vjen nga ky koalicion, Duda Balje në një mesazh publik sot i ka bërë thirrje komunitetit të saj që ta votojnë Shaqir Totaj.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se pret që komuniteti boshnjak nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrje.

“Për këtë arsye, pres që të mos bien pre e liderëve të “Vakatit”, Rasim Demiri e Duda Bale që për interesat e tyre po përpiqen t’i shtyjnë boshnjakët që të mbështesin riciklimin e krimit të organizuar”.

“Komuniteti boshnjak duhet të kontribuoi në ndryshimet politike që me të drejtë presin prizrenasit, prandaj i ftoj që të kontribuojnë dhe bashkërisht të ndërtojmë institucione të qëndrueshme që i shërbejnë të gjithëve pa dalim nacionaliteti e besimi fetarë”.

“Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 22 tetorit, është në fazën finale të saj. Tregoni kulturë demokratike dhe tolerancë, por mos bini pre e manipulimeve të individëve të cilët për interesa personale, manipulojnë me masat e gjëra. Komuniteti boshnjak në Prizren është shumë i respektuar dhe i nderuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punime në rrjetin e ujësjellësit, “Bajram Curri” i Prizrenit sot pa ujë për gjashtë orë

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren do të përballen sot me një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve...

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e...

Lajmet e Fundit