Baxhaku: Do ta shporrim haraçin, zhvatjen dhe shantazhet

Kandidati i LDK-se për të parin e Prizrenit, Hatim Baxhku, ka vizituar dje Qendrën e re Tregtare ‘Premium Park’ te hapur se fundmi ne Prizren.Ai ka shfrytëzuar këtë vizite për ta nënvizuar edhe njëherë planin e tij ekonomik për Prizrenin.‘Unë dhe ekipi im, gjatë qeverisjes katër vjeçare, do të mbështesim fuqishëm bizneset në Prizren. Do të jemi të hapur, bashkëpunues dhe do të krijojmë lehtësira veprimi për ta. Mbështetja jonë do të mundësoj që, bizneset të krijojnë më shumë vende pune, për të rinjtë dhe qytetarët e Prizrenit”, ka thënë Baxhaku.

Ne do ta shporrim haraçin, zhvatjen dhe shantazhet. Do të krijojmë ambient të përshtatshëm që bizneset të veprojnë e zhvillohen, në harmoni me ligjet në fuqi dhe sipas ekonomisë së tregut të lirë.Lidhja garanton siguri për të bërit biznes, eshte shprehur kandidati i LDK per kryetar te Prizrenit Hatim Baxhaku.

Më Shumë

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit