Balotelli po punon fuqishëm, thotë Favr

Menaxheri i Nice, Lucien Favre ka pohuar se Mario Balotelli është duke punuar shumë që të arrijë nivelet më të larta.Menaxheri i Nice, Lucien Favre ka pohuar se Mario Balotelli është duke punuar shumë që të arrijë nivelet më të larta.

Sulmuesi italian e ka rikthyer formën në Francë, pas një periudhe të vështirë te Liverpooli dhe Milani.

Edhe menaxheri i skuadrës franceze është shprehur i kënaqur me përmirësimin e Balotelli-t në këtë sezonë, duke e vlerësuar lartë talentin e tij.  “Mario ka bërë progres të rëndësishëm në këtë sezonë, dhe po punon vazhdimisht për tu përmirësuar.

Natyrisht se ai duhet të përmirësohet ende, por ai ka nevojë për mbështetjen e duhur, dhe nëse e ka atë atëherë di të jetë vendimtarë për skuadrën”, ka thënë Favre.27 vjeçari e ka filluar mjaft mirë këtë sezonë duke shënuar shtatë gola në dhjetë paraqitje për Nice.

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit