Shaqir Totaj: Përkrahja për Prizrenin po vjen edhe jashtë PDK-së

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka intensifikuar takimet pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 22 tetor. Ai ka zhvilluar një sërë tubimesh elektorale në lagjet e qytetit si dhe një takim me shumë gra.

Totaj në fjalimet e tij ka thënë se përkrahja për të po vjen edhe jashtë strukturave të PDK-së që është dëshmia më e madhe e fitores më 22 tetor në Prizren.“Këto ditë po shoh një përkrahje masovike brenda dhe jashtë PDK-së. Qytetarët e Prizrenit janë bindur për vizionin e vërtetë tonin të cilin e kam prezantuar për katër vitet e ardhshme. Unë do ti prij këtij vizioni të ndryshimit me ekipin më të mirë” ka thënë Totaj.

Kandidati Totaj ka folur edhe për zhvillimin ekonomik në takimin me gratë duke premtuar më shumë lehtësira e përkrahje për to dhe të paktën 5 drejtori në ekzekutivin e ardhshëm do t’iu takojnë grave.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit