Ministrja Reshitaj zotohet për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

Në kuadër të vizitave që ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj po u bën zonave të mbrojtura me interes të veçantë në Kosovë, kësaj radhe ka vizituar monumentet e rëndësisë së veçantë kulturore, historike e fetare në Prizren.

Duke u bazuar në ankesat e përfaqësuesve të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit dhe përfaqësuesve të mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë ministrja Reshitaj u zotua që ministria të cilën e drejton në asnjë mënyre nuk do të lejojë dëmtimin e këtyre vlerave, por do të angazhohet ppër gjetjen e mundësive në konservimin e trashëgimisë kulturore si dhe promovimin e tyre si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

MMPH-ja në bashkëpunim me komunën e Prizrenit do të punojë në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e këtyre monumenteve, ndërtimet pa leje rreth tyre si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror në mënyre që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike që ka vendi ynë shtojë nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Në kuadër të kësaj vizite ministrja Reshitaj takoi edhe shumë qytetarë të Prizren nga të cilët kërkoj që bashkë të kujdesemi për ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore që ka Prizreni.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit