Takim poetik për poetin Abdullah Thaçi

Poeti Abdullah Thaçi, përkujtohet sot në Prizren, në dy vjetorin e vdekjes.

Biblioteka Ndërkomunale në Prizren dhe Shoqata për kulturë dhe art, “Fidani”, organizojnë takim poetik kushtuar poetit Thaçi.

Takimi mbahet në objektin e SHKA Agimi në ora 16:00.

Poeti Abdullah Thaçi, ishte mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë.

Poeti Thaçi, u lind në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, kurse vdiq vitin e kaluar. Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; “Lumi i dritës”, 1980, “Treni i bardhë”, 1982, “Duke pritur ylberin”, 1983, “Piknik poetik”, 1986, “Anës Drinit”, 1989, “Ani, Kosovë, ani”, 1994, etj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit