4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Tetë parregullsi regjistrohen në Prizren

Kryeprokurori në Prizren Admir Shala, në një lidhje direkte në Klan Kosova, tha se gjatë ditës së sotme në Prizren janë regjistruar tetë parregullsi, njofton Klan Kosova.

“Kishte fotografime të votës dhe në komunën e Mamushës, një qytetar ka votuar dy herë. Kryesuesi në Mamushë së bashku me qytetarin janë ndaluar në polici. Edhe ata që kanë fotografuar votën, tre prej tyre janë ndaluar, dhe tani situata është e qetë”.

“Nuk dihet nëse fotografimi i votës është bërë për ndonjë përfitim financiar,por do ta hetojmë”.

Shala tutje tha se edhe policia në Prizren është duke i ndërmarr të gjitha veprimet, me qëllim të parandalimit të parregullsive.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit