14.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Një muaj paraburgim për tentim vrasje në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit SH.K, i cili të martën ka tentuar të vrasë vajzën e dajës së tij.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 24.10.2017 rreth orës 17:00, në Suharekë në shtëpinë familjare të XH.K. , tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, fillimisht duke nxjerrë nga xhepi i xhaketës armën – pistoletë ‘Blowmini model’, fillimisht loz me këtë pistoletë duke e drejtuar nga dëshmitari XH.K. dhe e dëmtuara me iniciale L.K., e pastaj duke tentuar ta pastrojë pistoletën të cilën e kishte të drejtuar në drejtim të dëmtuarës, përndryshe vajza e dajës e të pandehurit, shkrep nga pistoleta, me ç’rast me një predhe e godet të dëmtuarën duke i shkaktuar plagë të rrezikshme për jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë nga neni 178 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Deri me datën 24 10.2017 i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën së bashku me pesë (5) fishek e për mbajtjen e të cilave nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent”, thuhet më tej.

Më Shumë

Sonte në Prizren, finalja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës. Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –...

Lajmet e Fundit