1.8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Punëtori nga Prizreni që vdiq në autostradë jetonte në kushte të vështirë

Vdekja e punëtorit Tafil Tafallarit, në vendin e punës , në autostradën për Shkup, ka tronditur edhe kolegët dhe shokët e tij.

Një grup i tyre, sot, në shenjë revolte për humbjen e kolegut të tyre, kundërshtuan që të vazhdonin punën në autostradë.

Ndërtimi.info ka kontaktuar me një shok dhe ish-koleg të viktimës, i cili ka dashur të mbetet anonim. Ai, ka pesë muaj që ka lënë punë në kompaninë “Bechtel-Enka”. Me të dëgjuar për vdekjen e mikut të tij, ka kontaktuar me ish-kolegët për të marrë informata.

“Cisterna e ujit u afrua me i mbush ato bazenat e ujit ku pinë punëtorët ujë. Kamioni ka rrëshqit, sepse mbrëmë kishte rënë shi dhe ka qenë vendi i lagët. Më vjen keq po kjo është jeta në Kosovë, që edhe nëpër shi na kanë shti me punu e na kanë rreziku jetën”, ka thënë ai.

Ai, ka shtuar shoku të cilin e ka humbur sot, e që me të punoi dy vjet, jetonte në kushte jo të mira ekonomike. /ndertimi/

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Lajmet e Fundit