23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Idriz Vehapi i hapur për koalicione në balotazh

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi është shprehur i hapur për koalicione me partitë politike para balotazhit të 19 nëntorit.

Vehapi ka thënë për lajmi.net se Partia Demokratike është e hapur për të gjithë dhe nuk ka vija të kuqe.

“Ne jemi të hapur për të gjitha subjektet që duan ta ndihmojnë PDK-në. Ne kemi pasur koalicion, por edhe si parti jemi të hapur për të gjithë, nuk ka vija të kuqe për askënd”, deklaroi kryetari aktual i Rahovecit.

Vehapi në raundin e parë të zgjedhjeve u rendit i dyti, pas Smajl Latifit të AAK-së.

Latifi ka pasur 33.35% të votave, kurse Idriz Vehapi 29.60%.

Kandidati i PDK-së deklaroi se e kanë pranuar rezultatin, dhe se aktualisht janë duke bërë përgatitje për ta fituar balotazhin.

“Ne rezultatin e raundit të parë e kemi pranuar dhe tash jemi duke u bërë gati për raundin e dytë. Ta bëjmë rezultat pozitiv dhe ta fitojmë përsëri Rahovecin”, shtoi Vehapi për lajmi.net

Kryetari aktual i Rahovecit është shprehur i bindur se qytetarët do t’ia besojnë edhe një mandat.

Ndryshe sot gjatë ditës, Lidhja Demokratike sot gjatë ditës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se në garën për Rahovecin nuk do të përkrahin asnjërin nga kandidatët.

Balotazhi për zgjedhjet lokale do të zhvillohet më 19 nëntor. /Lajmi.net/

Më Shumë

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit