Takohen PDK dhe LDK: Negociojnë për arritjen e një koalicioni në Prizren!

Grupet për koalicion nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Partia Demokratike e Kosovës  kanë zhvilluar një takim për mundësinë e një koalicioni në nivel lokal, për Komunën e Prizrenit.

Burime të Gazeta Blic kanë bërë të ditur se ky takim është zhvilluar sot me c’rast PDK i ka bërë një ofertë të majme LDK-së.

Sipas kësaj oferte, PDK i ka premtuar LDK-së më shumë se gjysmën e pushtetit në këtë komunë, nëse do ta mbështesin kandidatin Shaqir Totaj, në balotazhin e 19 nëntorit.

Gjithashtu, premtim tjetër që PDK i ka bërë LDK-së, ka të bëjë me atë se nëse fiton Totaj, asnjë parti tjetër nuk do të jetë pjesë e koalicionit pos PDK-së e LDK-së.

Sipas këtyre burimeve në këtë takim LDK ka qenë e përfaqësuar nga Grupi Negociues i përbër nga katër anëtar, derisa nga PDK në takim ka qenë Shaqir Totaj dhe Kujtim Gashi.

LDK ditë më parë ka marrë vendim që ta emëroj një grup negociues për të negociuar me VV-në dhe PDK-në për koalicion për balotazh. Këtë grup sipas mediave e përbëjnë: Haxhi Avdyli, Fatmir Memaj, Haziz Hodaj dhe Xhavit Ukaj.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit në Komunën e Prizrenit do të përballen në balotazh Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për Komunën e Prizrenit në zgjedhjet e tetorit ka marrë 19.68% të votave

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit