Gjuan me kallashnikov në aheng familjar një person në Kushnin të Hasit

Policia Regjionale e Prizrenit njoftoi se ditën e diel kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një dasmë në Has të Prizrenit.

“Rreth orës 14:25, në fshatin Kushnin të Hasit, i dyshuar I. T. ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi disa here në një aheng familjar”, njoftoi rreshteri Vesel Gashi.

Sipas Gashit, i dyshuari vullnetarisht e ka dorëzuar armën e zjarrit ndërsa krim-teknikët kanë sekuestruar armën e llojit AK-47 dhe disa gëzhoja si provë materiale.

I dyshuari me veprimet dyshohet për kryerje të veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe të veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

“Pas intervistës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit